| Bookmark and Share

Njoftim për mediet

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, në mbledhjen e datës 7 janar 2021 vendosën si më poshtë vijon:
1. Të fillojnë procesin e hartimit të rregullave procedurale administrative në funksion të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 7/d të ligjit nr.8577/2000 (të ndryshuar);
2. Të autorizojnë znj. Vitore Tusha, në cilësinë e gjyqtares më të vjetër në detyrë, për të vazhduar ushtrimin e kompetencave të Kryetarit deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit;
3. Të caktojnë përbërjen e 3 kolegjeve për vitin kalendarik 2021, në bazë të nenit 13, shkronja "e" të ligjit nr.8577/2000 (të ndryshuar);
4. Të caktojnë kalendarin e çështjeve për shqyrtim në seancë plenare dhe në Mbledhjen e Gjyqtarëve, duke pasur parasysh jo vetëm rendin kronologjik të çështjeve të mbartura, por edhe natyrën dhe rëndësinë e tyre.

Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.