| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, 14 nëntor 2023

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, Sh T. Z. Niklas Ström, i cili shoqërohej nga Znj. Petra Burcher,Këshilltare,Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim, znj. Linda Gjermani, punonjëse e programit të Bashkëpunimit për Zhvillim, Sektori i Drejtësisë, dhe znj. Vendela Nydén,stazhiere.

Gjatë takimit, Kryetarja Zaçaj bëri një përshkrim të detajuar të kompetencave dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, rolit dhe pozitës së saj në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke u fokusuar në veçantitë e gjykimit kushtetues dhe zgjerimit të juridiksionit të kësaj gjykate në drejtim të ankimit kushtetues individual. Po ashtu, Kryetarja Zaçaj e njohu ambasadorin edhe me përpjekjet aktuale të Gjykatës Kushtetuese për mbështetje dhe partneritet nga aktorët strategjikë me qëllim kapërcimin e sfidave dhe plotësimin e nevojave më imediate për një sistem modern të menaxhimit të çështjeve dhe të shortit elektronik, digjitalizimin e arkivës së gjykatës, si dhe rinovimin e faqes zyrtare të internetit.

Nga ana e tij, Ambasadori Ström evidentoi mbështetjen e ofruar nga shteti suedez si një prej partnerëve më të mirë të vendit tonë në ecurinë e procesit të integrimit dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Ambasadori Ström shprehu gadishmërinë për angazhimin në gjetjen e fushave të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ose multilateral, për mbështetjen e Gjykatës Kushtetuese si një institucion kyç në respektimin e të drejtave të njeriut, promovimin e demokracisë dhe mbrotjen e parimeve të shtetit të së drejtës.

14 14

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.