Takimi i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me një grup gazetarësh të medias së shkruar dhe asaj vizive
Në datën 21.06.2018 Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z. Bashkim Dedja, me kërkesën e një grupi gazetarësh të medias së shkruar dhe asaj vizive, organizoi një takim në ambientet e kësaj gjykate. Tematika e këtij takimi u përqendrua në situatën aktuale në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuese, si dhe u diskutua për ecurinë e procesit të reformave në sistemin e drejtësisë. Njëkohësisht u dha një informacion i shkurtër për disa aspekte organizative dhe funksionale të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kushtet aktuale të saj.