| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

20-26 Prill 2009

Me ftesë të shoqatës amerikane “Advocates International”, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Dr.Vladimir Kristo, zhvilloi një vizitë studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Washington D.C, në datat 20 – 26 prill 2009.

Gjatë qëndrimit në Washington D.C. delgacioni shqiptar mori pjesë në disa veprimtari të rëndësishme, siç ishin vizita në Gjykatën Supreme të SHBA, vizita në Senatin Amerikan, Gjykatën Federale të Apelit për Distriktin e Washingtonit, Qendrën Federale të Gjyqësorit, Capitol Building, vizita në qendrën Sandra Day O’Conor të Universitetit të Georgetown dhe takimi me studentë e pedagogë të këtij universiteti etj.

Delegacioni pati takime me personalitete të larta të sistemit gjyqësor amerikan, si gjyqtari i Gjykatës Supreme, Stephen Breyer, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Douglas Ginsburg, Karen Henderson dhe Brett Kavanaugh, si dhe takimi me senatoren e Shtetit të Minesotas, Amy Klobuchar.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.