Vizitë studimore e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Gjykatën Administrative të Shtutgartit, 14-17 dhjetor 2016.
Me ftesë të Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar – IRZ një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Kujtim Osmani, Drejtori i Kabinetit të Kryetarit, Aleksandër Toma, si dhe këshilltarja ligjore, Arta Vorpsi, mori pjesë në një vizitë studimore në Gjykatën Administrative të Shtutgartit në datat 14-17 dhjetor 2016.
Tema që u diskutua gjatë kësaj vizite ishte: “E drejta kushtetuese në Landin Baden-Württemberg, si dhe mbrojtja nga korrupsioni në drejtësinë gjermane”.
Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Gjykatës Administrative të Shtugartit dhe referuan znj. Schraft-Huber, Kryetare e Gjykatës Administrative të Landit BadenWuertemberg, znj. Burr, kryesuese e trupit gjykues dhe Prof. Bergman.
Delegacioni u takua edhe me zotin Z. Stilz, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.