| Bookmark and Share

Njoftime të vitit 2020

20.02.2020
Në kuadër të hartimit të Planit Strategjik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe në vijimësi të disa takimeve dhe tryezave të përbashkëta të organizuara më parë për këtë qëllim me përfaqësues të Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, në datën 20 shkurt 2020, u zhvillua në qytetin e Korçës aktiviteti ndërkombëtar me temë "Hapat konkretë për hartimin e Planit Strategjik të Gjykatës Kushtetuese për periudhën 2020-2023".
28.01.2020
pranë kësaj gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Apelit Shkodër, me subjekte të interesuara Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave dhe Avokati i Popullit, me objekt: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta”, i parashikuar në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë
08.01.2020
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, njofton se pranë kësaj gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë....

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.