| Bookmark and Share

Njoftime të vitit 2009

Rezultate 1 - 9 / 9
26.11.2009
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në datë 26.11.2009, mori në shqyrtim paraprak kërkesën e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Partisë Social-Demokrate, Partisë Demokracia Sociale, Partisë Demokristiane, Partisë “Ligj dhe Drejtësi”, Partisë G99, me objekt: “Shqyrtimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”
25.11.2009
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim sot, datë 25.11.2009 kërkesën e paraqitur nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë për pezullimin e zbatimit të dispozitave: “... pikës 1 dhe 2 të nenit 2, nenit 3 dhe nenit 4 të Ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civil”
29.10.2009
Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” njofton se është nën shqyrtimin e saj kërkesa e Gjykatës së Lartë, me objekt: “Shprehja e Gjykatës Kushtetuese mbi pajtueshmërinë e neneve 48/3 dhe 410/2 të Kodit të Procedurës Penale me nenin 43 të Kushtetutës”.
08.10.2009
Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” njofton se është nën shqyrtimin e saj kërkesa e Gjykatës së Lartë, me objekt: “Vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë i pajtueshmërisë me Kushtetutën të dispozitave të neneve 16 dhe 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” (i ndryshuar),
22.04.2009
Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Dr. Vladimir Kristo, në vijim të vizitës zyrtare që po zhvillon në SHBA ka takuar sot Senatoren e Minessotas, Zonjën Amy Kobluchar.
21.04.2009
Që prej datës 20 prill 2009, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari i kësaj Gjykate, Dr. Vladimir Kristo, po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një vizitë zyrtare disa ditore.
20.04.2009
Me ftesë të Shoqatës së Juristëve amerikanë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Dr. Vladimir Kristo, u nis sot për një vizitë zyrtare në SHBA.
16.02.2009
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, shqyrtoi sot më datë 16.2.2009 kërkesat e: Një grupi deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Shoqatës të Prokurorëve, për pezullimin e zbatimit të ligjit nr.10034, datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”.
10.02.2009
Sot, më datë 10.02.2009 Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Dr.Vladimir Kristo
Rezultate 1 - 9 / 9

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.